LGBTI: ‘Të hiqet fjala nënë’, debati i Xheni Karajt me Blerta Tafanin, reagon edhe Julian Deda

LGBTI: ‘Të hiqet fjala nënë’, debati i Xheni Karajt me Blerta Tafanin, reagon edhe Julian Deda

June 9, 2021 0

Organizatat dhe komunitetet LGBTI kërkojnë që fjala “nënë” të hiqet dhe të zëvendësohet me “prindi që lind”, ndërsa nëpër pasaporta fjala “nënë” dhe “baba” të zëvendësohet me “prindi 1” dhe “prindi 2”.

Psikologia Marsela Lekli, moderatorja e njohur Blerta Tafani dhe Xheni Karaj debatuan në Abcnews sa i takon përdorimit të termave të sipërmendura.

“Mendoj që fëmija do rritet me atë frymë duke pasur dy nëna ose dy baballarë, qoftë ato edhe të seksit të kundërt. Po flasim për fëmijë që janë të vegjël, fëmijë dhe do rriten me atë frymën e personave që do kujdesen dhe do ta rrisin. Dhe do jetë edhe ai si ata në të ardhmen”, tha psikologia Lekli.

Xheni Karaj u shpreh se është rritur në një familje heteroseksuale dhe nuk ndodhi që të ishte hetero. Moderatorja Tafani theksoi se në ecurinë e familjes dhe të shoqërisë e sheh me spekticizëm martesën dhe familjen gay.

“Unë personalisht jam shumë pro dhe e gatshme të mbështes komunitetin lgbt që të kenë një martese, por jam kundër që të kenë një familje sepse më duket sikur merr fund familja, merr fund shoqeria. Dy burra s’bëjnë fëmijë, merr fund jeta pikë”.

Pas deklaratës së moderatose nisi një debat mes saj dhe Xheni Karajt.

Tafani: Unë jam kundër që të ketë një familje.

Karaj: Mua me vjen keq se je grua.

Tafani: Sigurisht, jam grua dhe nënë.

Karaj: I vetmi pozicion që i jep gruas është riprodhues.

Tafani: Nuk funksionon jeta me dy baballarë. Merr fund jeta me një familje homoseksuale. Kjo është fyese kjo që thotë, lindni ju dhe për ne. Unë e heq mikrofonin, ti më fyen mua.

Karaj: Kjo është injorancë e madhe, të llahtarisesh. Kam rastisur në shumë debate po kështu..’

Tafani: Ju nuk bëni dot familje.

Karaj: Sigurisht që bëjme.

Tafani: Dy burra nuk lindin dot. Ti e degjeneron shoqërinë.

Reagimi

Julian Deda ka reaguar së fundmi i revoltuar në lidhje me këtë debat. Ai shprehet se fjala nënë nuk zëvendësohet me asnjë fjalë tjetër dhe këtë nuk mund ta bëjë askush. Aktori shton se kjo tentativë për të bërë të tilla ndryshime ka si qëllim shkatërrimin e konceptit të familjes, si nga ana ligjore, por edhe morale.

“Fjala NENE, jo vetem nuk mund te zevendesohet me asnje fjale tjeter, cilado qofte ajo, por ne duhet ta ruajme te paprekshme, te shtrenjte, ashtu siç eshte per secilin nga ne. Çdo tentative e palaçove dhe e letyrave per ta ndryshuar, ka per qellim shkaterrimin ne qelize te familjes si koncept, ligjerisht dhe moralisht. Nuk ka familje pa fjalen NENE, s’ka jete pa te”, shkruan Julian Deda në një postim.

revista.one/