Enca nuk e lëshon Beartin, mbrëmje romantike në Prishtinë

Enca nuk e lëshon Beartin, mbrëmje romantike në Prishtinë

July 11, 2021 0

Këngëtarja Enca Haxhia, pak javë më parë solli projektin e ri muzikor të titulluar “Rakia”.

Ajo u komentua mjaft shumë për skenat e nxehta në klip ku përkrah kishte modelin dhe ish-konkurrentin e “Përputhen”, Beart Rexhepin.

Me këtë të fundit duket se po shoqërohet sërish, pasi janë fotografuar së bashku në Prishtinë.

Enca ka publikuar një video në InstaStory me anë të të cilës shfaqet shumë e afërt me Beartin.

“Prishtina, Tirana”, ka qenë përshkrimi i fotografisë shoqëruar edhe me një ‘emoji’ të zemrës.

Ata kanë lënë vend për dyshime, pasi Bearti duket se e ka mbështjellë për krahu artisten e njohur.

Sido që të jetë, presim të shohim në vazhdim nëse do ketë diçka më shumë mes tyre apo nëse po punojnë sërish për një projekt të radhës.