Enca tallet me Loredanën, poston foto nga Pogradeci dhe vendos lokacion Mykonos

Enca tallet me Loredanën, poston foto nga Pogradeci dhe vendos lokacion Mykonos

August 31, 2021 0

Enca Haxhiaj tallet me Loredana Zefin e cila postonte foto nga jugu i Shqipërisë me lokacion Mykonos. Enca ka postuar sot në Instagram disa video nga liqeni i Pogradecit dhe shprehet shumë e lumtur që ndodhet atje për të pushuar. Fillimisht në një video ajo ka vendosur si lokacion “Brazil”, por më pas ka zbuluar se ndodhet në Pogradec.

“Ç’Brazil le***. Ku ka si Pogradeci”, shkroi këngëtarja më pas.

Me poshtë, ajo shkruan me ironi:

“Në liqenin e Mykonos. Se u ngatërrova”, shoqëruar me emojin e një fytyrë me hundën e rritur të Pinokut.

Loredana udhëtoi disa ditë më parë drejt jugut të Shqipërisë, ku u takua me Ledri Vulën dhe familjen e tij. Madje ajo ndau në rrjete sociale disa imazhe shumë të ëmbla me Poem Blu, vajzën e reperit. Gjithashtu Loredana ndau disa foto me Ylli Limanin, me të cilin po përflitet se do të vijë me një bashkëpunim.

Mirëpo ndjekësit e Loredanës ka vënë re se në të gjitha postimet e saj të fundit ajo nuk tregon vendndodhjen e vërtetë. Reperja ka vendosur si lokacion në postime ishullin Mykonos. Kjo është aryea pse kolegia e saj Enca e ka rhumbuar.

revista.one/