Hiqet mësimi me turne, ISHP publikon udhëzimin: Mësuesit të vaksinohen para 30 shtatorit

Hiqet mësimi me turne, ISHP publikon udhëzimin: Mësuesit të vaksinohen para 30 shtatorit

August 31, 2021 0

Nesër më 1 shtator nis mësimi plotësues për të gjithë nxënësit. E teksa nesër hapen dyert e shkollave Instituti i Shëndetit Publik (ISHP) ka publikuar një udhëzues sesi do të zhvillohet mësimi për shkak të Covid-19.

Për shkak të situatës nga pandemia e koronavirusit, në shkolla do të ndiqen një protokoll i veçantë sigurie, në mënyrë të tillë që të minimizohet përhapja e COVID-19. Kështu, ndryshe nga vitet e tjera, ky vit shkollor do të zhvillohet duke ndjekur disa masa, që nga oraret fikse, distanca mes nxënësve, apo dhe mbajtja e maskave në klasë por dhe në ambientet e shkollave.

Në udhëzimin e ISHP thuhet se nuk do të lejohët që një nxënës të dalin nga godina dhe të rikthehen përsëri në të, brenda ditës. Gjatë zhvillimit të mësimit dera e shkollës do të qëndrojë e mbyllur, ndërsa dritaret e klasave ku zhvillohet procesi mësimor, rekomandohet të qëndrojnë të hapura për të krijuar ajrosjen e nevojshme.

Do të lejohet vetëm një hyrje dhe një dalje në ndërtesën e shkollës, ndërsa dalja nga ambientet e shkollës do të bëhet sipas rregullave duke ruajtur distancimin social dhe fizik si me lart (jo më pak se 1.5 metra), nën mbikëqyrjen e mësuesve kujdestarë.

Një sërë rregullash duhet të zbatojnë edhe mësuesit. Ndërkohë që zyrtarisht ky vit shkollor do të hapet më 27 shtator.

Në lidhje më mësuesit për të cilët vaksinismi u bë i detyrushëm ISHP udhëzon që ata që nuk janë vaksinuar të vaksinohen para 30 shtatorit.

Kujdesi për mësuesit

  • Gjatë orës së mësimit, mësuesi qëndron në klasë duke respektuar distancimin social dhe fizik me nxënësit
  • Mësuesi, duhet të mbajë maskës në mjediset e shkollës përgjatë gjithë kohës, pavarësisht nga statusi i tij i vaksinimit.
  • Mësuesi, nëse ka persona të sëmurë në familje me COVID -19 duhet ta deklarojë atë dhe zbatojë periudhën e karantinës pavarësisht statusit të tij të vaksinimit.
  • Mësuesi, të duhet të deklarojë statusin e vaksinimit dhe të depozitojë kartën e vaksinimit ose fotokopje të saj pranë drejtorisë të shkollës.
  • Mësuesit duhet të jenë të vaksinuar përpara fillimit të procesit mësimor.
  • Nëse mësuesit nuk janë vaksinuar përpara fillimit të procesit mësimor duhet të merren masa për vaksinimin e tyre. Në vijim të vendimit të Komitetit të Eksperëve brenda datës 30 shtator 2021 çdo mësues duhet të vaksinohet.
  • Në rast se mësuesi nuk është i vaksinuar duhet të dorëzoj dokumentin e mjekut të familjes ku të specifikohet arsyeja e mosvaksinimit. revista.one/