Ëndrra e kuzhinierit të famshëm Nusreti të takohej me Al Paçinon

Ëndrra e kuzhinierit të famshëm Nusreti të takohej me Al Paçinon

May 19, 2021 0

Biznesmeni restoranteve dhe master shefi i kuzhinës, Nusret Gokce, më në fund e ka realizuar ëndrrën e tij. Ai është takuar me legjendën e ekranit, Al Pacino.

I njohur në gjithë botën me nofkën ‘Salt Bae’, ai jorrallëherë në improvizimet dhe imazhet e shpërndara në rrjetet sociale, ka pozuar sipas karaktereve të ikonës hollivudiane.

Së fundmi, Nusret postoi një video duke improvizuar një skenë nga kult filmi “The Godfather”, me protagonist pikërisht Pacinon.

“Ëndrra ime u bë realitet”, është përshkrimi i fotografive që i ka publikuar në Instagram, e në të cilat ka pozuar me aktorin e famshëm.

Nusret Gokce u bë i njohur në gjithë botën me nofkën Salt Bae, për shkak të mënyrës së tij të veçantë të ukriposjes së mishit, ndërsa tash është një shef kuzhine dhe pronar i një rrjeti restorantesh me emrin “Nusr-Et”.

Fama e Gokces u rrit jashtëzakonisht shumë edhe për mënyrën e prerjes së mishit. Arti i tij i gatimit dhe përgatitjes së mishit është bërë sensacion në rrjetet sociale. Ai numëron mbi 35 milionë ndjekës në Instagram.

37-vjeçari restorantin e parë e kishte hapur në Stamboll (2010), ndërsa pas dy vitesh e zgjeroi biznesin në Dubai. Një vit më pas, shkoi edhe në Abu Dhabi, ndërsa ka hapur restorante edhe në kryeqendrat tjera botërore, si Ankara, Miami, New York e shumë lvende të tjera. revista.one/