“Më ka rrahur zemra për Locon dhe Muratin”, Sindi tregon pse iku nga “Për’puthen”

“Më ka rrahur zemra për Locon dhe Muratin”, Sindi tregon pse iku nga “Për’puthen”

May 19, 2021 0

“Më rrahu zemra, por nuk u konkluduan si lidhje. Ka qenë Murati dhe Loco”, tregon Sindi. Konkurrentja e “Për’puthen” në një intervistë të dhënë sot për “Shqipëria Live”, është shprehur se 1 javë në emision nuk do të bënte diferencë për të, përderisa ajo nuk e gjeti dashurinë për muaj me radhë. Gjithashtu ajo tha se është ndjerë e përdorur nga Murati dhe se nuk ja mori askush, sepse ai nuk ka qenë kurrë i saji.

“Një ndër arsyet kryesore është se jam në sezon provimesh, në vitin e fundit dhe duke i dhënë më shumë kohë vetes, kisha një provim të hënën dhe u njoftova nga universiteti, më thanë pastaj që tampon nuk është i vlefshëm dhe duhet të qëndroja 2 javë në karantinë.

Një ndër arsyet kryesore ishte shkolla. Unë sërish nuk e gjeta dashurinë, për 1 javë nuk do bënte ndryshim. Pata shumë momente që më rrahu zemra, por nuk u konkluduan si lidhje. Ka qenë Murati dhe Loco. Muratin nuk ma morën se nuk ishte kurrë i imi. Jam ndjerë e përdorur nga Murati. Deri diku në takimet me Muratin ishin se nuk ndjeja siguri tek ai dhe askush nuk më besonte”, tha Sindi.