Eni përpiqet të puthë në buzë Mikelën (VIDEO)

Eni përpiqet të puthë në buzë Mikelën (VIDEO)

January 14, 2023 0

Eni Tare konkurrenti që u bë pjesë e shtëpisë së “Big Brother Vip” të martën u shpreh se ka një pëlqim për Kiara Titon dhe Dea Mishel. Mirëpo së fundmi ai ka tentuar të puthë një tjetër vajzë. Teksa ishin mbledhur të gjithë në dhomen e gjumit, banorët i kanë bërë “presion” Enit të puthë Mikelën.

Nëse mendoni se Tare nuk e “hëngri” presionin gaboheni. “Do flini po ta puth,”-është shprehur Eni teksa ka tentuar ta puthë në buzë ish-konkurrenten e Për’puthen.

Ka qenë kjo e fundit e cila nuk e ka lejuar, duke u shprehur se duhet ta ndjejë edhe ajo që ta puthë.

Më herët është bërë viral një fragment ku Mikela Pupa del nga dhoma e rrëfimit. Në korridor qëllon edhe Eni, Olta dhe Tea, ku kjo e fundit e pyet se çfarë i thanë brenda.

Mikela është shprehur: “Bëre gafë hape gojën të griva.”