Erlindi: Largohem nga “Për’puthen”, nëse nuk më kërkon falje Arjani
March 25, 2021Agravohet konflikti në emisionin “Përputhen”. Në një status të gjatë në InstaStory, Erlindi deklaron se do të largohet nga emisioni nëse Arjani nuk i kërkon falje.
“Kjo
është situatë delikate, të cilën e kam vënë re. Kam dyshuar dhe në njëfarë mënyre tek Erlindi nuk është më ai djalë që ka qenë në fillimet e tij dhe tani është bërë “fluturon, fluturon gomari”, tha Arjani.
“Kur u pranova në “Përputhen” mendova se qëllimi i programit ishte shprehja e dashurisë, bashkimi, mbështetja dhe suportimi i çdo tipi sepse çdo njeri ka karakterin e tij dhe kjo duhet respektuar dhe jo t’i ulësh. Por po kuptoj se në vend që të mbështetësh, të motivosh dhe të këshillosh rininë siç i ka lezet një zotërie të vëetetë, ti përpiqesh të:
1.Ofendosh vazhdimisht
2.Të bësh krahasime qesharake
3.T’i ulësh (mbase kjo të kënaq egoizmin dhe të bën të ndihesh më superior).
4.Dhe më e keqja akoma të bësh akuza fallco në studio para gjithë shqiptarëve. Duke pritur opinionet e drejta dhe të matura, ajo çka marrin mbrapsht janë ofendime dhe akuza fallco.
Nuk e pranoj diçka të tillë.
Ose të sqarohet çdo gjë dhe të kërkohet falje publike ose unë dal prej emisioni dhe nuk bëhem pjesë e padrejtësive dhe cënimit”, shkruan Erlindi. Akoma nuk ka reagim nga Arjan Komomi, as nga drejtuesit e programit.
Gjatë njërës prej puntatave të emisionit “Për’puthen”, opinionisti Arjan Konomi u kap ashpër me dy djemtë konkurrentë, Kristianin dhe Erlindin.
Ai akuzoi Kristjanin se sillte në emision drogë që të shpërfytyron dhe ia jepte për të pirë Erlindit, i cili sipas Arjanit nuk është më ai që ka qenë në fillim. /revista.one/