Eurovizion cakton renditjen, ja kur do të këndojë Anxhela Peristeri

Eurovizion cakton renditjen, ja kur do të këndojë Anxhela Peristeri

March 31, 2021 0

“Eurovision” bëri publike renditjen e këngëve për dy netët gjysmëfinale.

Kompeticioni muzikor këtë vit është njoftuar se do mbahet më ndryshe për shkak të situatës së krijuar me COVID-19.

Nata e parë gjysmëfinale e këtij festivali do të mbahet më 18 maj, e dyta më 20, kurse finalja e madhe organizohet më 22 maj në Rotterdam.

Anxhela Peristeri, e cila këtë vit përfaqëson Shqipërinë në “Eurovision”, do të performojë në natën e dytë gjysmëfinale. Në 1mars produksioni nxori versionin final të këngës “Karma”, e cila do të këndohet në shqip.

Në të njëjtën mbrëmje do të këndojnë edhe Greqia, Serbia, Bullgaria, Zvicra, etj./revista.one/