BBC transmeton lajmin e të riut hero që ndali agresorin në sheshin “Skënderbej” (video)

BBC transmeton lajmin e të riut hero që ndali agresorin në sheshin “Skënderbej” (video)

April 25, 2021 0

BBC i kushton vend në lajmet kryesore heroit që shpëtoi njerëzit në sheshin “Skënderbej” në Tiranë, nga një agresor me makinë.

Videoja e veprimit të djalit ka marrë vëmendjen e gjigantit britanik të informacionit, që e ka transmetuar në lajmet më të rëndësishme

Personi 32-vjeçar i identifikuar si Arben Mema, është neutralizuar nga i riu 22-vjeçar i quajtur Klodian Elqeni, i cili kërceu në dritaren e  shoferit dhe ndaloi.

Raportimi i BBC-së

“Një burrë është arrestuar në Shqipëri pasi hyri me makinë në një shesh për këmbësorë në kryeqytetin e Tiranës.

Makina u ndal vetëm kur një kalimtar iu hodh me këmbë i pari përmes dritares.

Kalimtari tha se mendoi që shoferi po synonte turmën në një sulm të mundshëm terrorist.

Shumë njerëz ishin qenë në radhë për t’u vaksinuar në çadra në Sheshin Skënderbej në atë kohë.

Policia shqiptare deklaroi se beson që i dyshuari 32-vjeçar po e drejtonte makinën nën ndikimin e drogës”.

/Revista.one/