Fansat shkruajnë lutje në Kishën e Laçit për familjen e këngëtares

Fansat shkruajnë lutje në Kishën e Laçit për familjen e këngëtares

March 17, 2021 0

“Për Xhensilën, Besin dhe Ajken. Zoti i ndihmoftë në çdo hap të jetës së tyre. Qofshin familja më e lumtur në botë”, ishte lutja për familjen e Xhensilës.

Kështu fansat i kanë sjellë një befasi të këndshme, duke shkruar një lutje për të, Besin dhe Ajkën në Kishën e Shna Ndout në Laç.

Xhensila Myrtezaj ka disa vjet në skenë dhe ka krijuar rreth vetes fansa që janë shumë të kujdesshëm dhe të ndjeshëm.

Xhensila Myrtezaj është një këngëtare shumë e njohur. Ajo u bë e njohur falë talent shoë “Ethet e së premtes mbrëma”. Ajo atëherë ishte vetëm 14 vjeç. Është një nga këngëtaret me vokalin më të ëmbël që ka skena shqiptare. Për një kohë shumë të shkurtër ajo rrëmbeu zemrat e publikut me këngën dhe stilin magjepsës, duke mos përmendur edhe çmime të cilat i ka fituar nëpër kompeticione muzikore. Ajo ka marrë pjesë edhe në Top Fest me këngën “A më do”. Vitin e ardhshëm ajo morri pjesë në Top Fest 6 me këngën “Ekzistoj”, por nuk mundi të shkoj në finale.

Në vitin 2010, Xhensila morri pjesë në Top Fest 7 me këngën “A Me Do?”. Më 2011, ajo morri pjesë në Top Fest 8 me këngën “Engjelli Im”, ku morri çmimin me këngën më të mirë në zhanrin Pop/R&B. Në dhjetor 2011, Xhensila morri pjesë në Festivali i 50-të me këngën “Lulet mbledh për hënën”.

Në gusht 2012 ajo lansoi këngën “Da Da Da” shkruar nga Dr. Flori. Videoklipi është prodhuar nga Supersonic Production dhe u xhirua në Maqedoni.

Në gusht 2013, Xhensila publikon videoklipin “Liar”, në bashkëpunim me Elgit Doda, shkruar nga Rozana Radi. Videoklipi u prodhua nga Max Production. Në korrik 2014, Xhensila publikon videoklipin “Vespa”, në bashkëpunim me Endri Prifti. Teksti u shkrua nga Endrit Mumajesi. Videoklipi u prodhua nga Pro Video. Në shtator 2015 ajo lansoi këngën “Ama dorën” në bashkëpunim me Mozzik.

Më 1 qershor 2018, Xhensila lansoi këngën “Çika Çika” në bashkëpunim me Ardian Bujupi që u shkrua nga Endrit Mumajesi dhe Ardian Bujupi.

/revista.one/