“Kush ta ndjen ty aromën, klipi i Alban Skënderajt me regji të Ajola Xoxës

“Kush ta ndjen ty aromën, klipi i Alban Skënderajt me regji të Ajola Xoxës

March 16, 2021 0

Këngëtari Alban Skënderaj ka publikuar dje një këngë romantike e cila është mirëpritur nga publiku dhe ndjekësit e tij. “Kush ta ndien ty aromën”, është projekti i radhës i Albanit, që duket se do të shndërrohet shpejt në një hit.

Veç melodisë dhe tekstit shumë të bukur, vëmendjen e merr dhe klipi shumë i thjeshtë i këngës, që përputhet më së miri dhe tekstin  e “Kush ta ndien ty aromën”.

Fokusi është padyshim Albani, i veshur me të bardha dhe një vajzë që shfaqet erë pas here krah tij.

Regjistorja e klipit të kësaj kënge është bashkëshortja e kryebashkiakut Erion Veliaj, Ajola Xoxa, e cila është kujdesur deri në detaje. Edhe më herët dyshja kanë bashkëpunuar për të sjellë në treg këngë të fuqishme dhe të suksesshme, siç ishte projekti muzikor “Drejt suksesit”, bashkëpunim mes Noizyt dhe Albanit, me regjisore Ajolën.

“Faleminderit @albanskenderaj qe me besove pa kushte krijimin e videos per nje kenge kaq te bukur”, shkruan Ajola dhe ndan këngën e re të Albanit. “Faleminderit ty @ajolaxoxa qe i dhe krahe kesaj kenge te fluturoje”, ia kthen këngëtari.