Fansi që bërtiste vargjet e këngës “Duro”, Dafina Zeqiri e ripublikon videon

Fansi që bërtiste vargjet e këngës “Duro”, Dafina Zeqiri e ripublikon videon

July 21, 2021 0

Në një nga koncertet e Dafina Zeqirit në Prishtinë, një fans i këngëtares ka realizuar një video, teksa interpretonte këngën e saj “Duro” kur ajo gjendej në skenë.

Fansi i flaktë nga audienca i këndonte paraprakisht vargjet e këngës dhe i zgjaste zanoret, duke marrë kështu vëmendjen e personave të pranishëm në koncert.

Videoja në fjalë është bërë virale në rrjetin social TikTok.

Ka qenë vet këngëtarja Zeqiri ajo e cila me të parë videon, vendosi që të ndajë atë me ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram, duke shkruar në mbishkrimin e saj: “Unë po të isha në audiencë”.

Kjo video është shpërndarë dhe komentuar me të madhe, duke shkaktuar të qeshura. revista.one/