“Lërini të kënaqen!”, Leonora Jakupi u del në mbrojtje dy shoferëve nga diaspora që bënin gara në Vlorë

“Lërini të kënaqen!”, Leonora Jakupi u del në mbrojtje dy shoferëve nga diaspora që bënin gara në Vlorë

July 22, 2021 0

Këngëtarja e njohur shqiptare, Leonora Jakupi, ka habitur ndjekësit me një reagim në rrjetet sociale.

Ajo është shqetësuar nga komentet dhe kritikat e shumta kundrejt mërgimtarëve që kanë ardhur në Kosovë për pushimet verore. Në një shkrim të publikuar në InstaStory, këngëtarja me prejardhje nga Skenderaj, ka shkruar se shqiptarët që janë në Kosovë nuk dallojnë nga ata të diasporës.

“Çka keni more me gjithë këto sulme për mërgatën tonë? Jo po garojnë me vetura, jo parkohen keq s’po i respektojnë rregullat në komunikacion etj etj. A mos jemi ne më mirë se ata? Apo keni harruar që jemi brum i njëjtë? Lërini njerëzit le të kënaqen në vendin e vet, tek e fundit secili paguan për gabimin e vet! Gëzuar diasporë”, ka shkruar Leonora në InstaStory.

Ky reagim i saj vjen pas dy rasteve të fundit të regjistruara në Shqipëri, ky dy bashkatdhetarë kanë tejkaluar limitin e shpejtësisë duke bërë gara në autostradë. Një rast i ngjashëm ka ndodhur edhe një ditë më vonë.

revista.one/