Fansja i kërkon të dalin bashkë, këngëtari refuzon, ja përgjigja

Fansja i kërkon të dalin bashkë, këngëtari refuzon, ja përgjigja

March 29, 2021 0

Lorenc Hasrama refuzon propozimim e një fanseje për të dalë bashkë. Admiruesja e tij e bëri live pyetjen surprizë për këngëtarin.

Kjo ndodhi në prezantimin e këngës për Festivalin Kënga Magjike.

Lorencit iu drejtua një pyetje nga publiku, që e habit tepër këngëtarin. Një nga vajzat e e publikut i ka propozuar publikisht Lorencit, por ai e refuzoi.

“A je në një lidhje? Nëse jo, a pranon të dalim bashkë? ‘, e pyeti vajza Lorencin.

‘Është e komplikuar nuk ta sygjeroj të dalim bashkë’ , u përgjigj Lorenci.

Ardit Gjebrea: Përse çfarë ndodh?

Lorenc Hasrama: Nuk dua të flas për këtë temë.

Ardit Gjebrea: Nuk do fare? As që je i lidhur, ose jo…

Lorenc Hasrama: Është e komplikuar.

Ardit Gjebrea: Është marrëdhënie e komplikuar kjo që ke tani?

Lorenc Hasrama: Po.

Ardit Gjebrea: Po çkomplikoje dhe ja ku e ke gocën…Lexoni në Revista.one

Ardit Gjebrea: Po çkomplikoje dhe ja ku e ke gocën…

Hasrama është rikthyer në “Këngën Magjike”, me këngën me titull ‘Pafund’. /revista.one/