Universiteti i Oksfordit propozon të studiohet Dua Lipa në vend të Mozart-it

Universiteti i Oksfordit propozon të studiohet Dua Lipa në vend të Mozart-it

March 29, 2021 0

Ideja është hedhur nga akademikët në Universitetin e Oksfordit në Britaninë e Madhe. Mediat britanike shkruajnë mbi propozimin për zëvendësimin e kurrikulave në degët e studimit të arteve muzikore, në mënyrë që rrymat e reja muzikore të zëvendësojnë ato klasike.

Kështu, gazeta “The Telegraph” ka raportuar se një nga emrat e propozuar për t’u studiuar është edhe Dua Lipa. Këngëtarja me orgjinë shqiptare theu rekordin e saj në “livestream”, duke i zëvendësuar kështu muzicientët klasik siç janë Mozart-i e Beethoven-i.

“Repertori klasik i mësuar në Oksford, i cili përfshin vepra nga Mozart dhe Beethoven, përqendrohet shumë te “historia evropiane nga periudha e sklavërisë”, thanë profesorët.  Sipas tyre historia e muzikës klasike reflekton një “hegjemoni të të bardhëve” që sipas propozimeve të bëra, duhet të reformohet. /revista.one/