Video/ Incidenti tek sheshi Skënderbej, momenti kur një djalë i ri neutralizon agresorin me makinë

Video/ Incidenti tek sheshi Skënderbej, momenti kur një djalë i ri neutralizon agresorin me makinë

April 25, 2021 0

Një incident i rëndë u regjistrua mesditen e sotme në Sheshin “Skënderbej”. Një i ri u fut me shpejtësi me një automjet duke tentuar të shtypë qytetarët. Veprimi i tij shkaktoi momente paniku dhe terrori.

Fatmirësisht nuk flitet për persona të lënduar, ndërsa agresori është identifikuar si Arben Mema, 32-vjeç banues në Kombinat. Ai u neutralizua nga një qytetar që bëri një veprim heroik.

I riu 22 vjeç, i identifikuar si Klodian Elqeni, sic duket edhe nga pamjet e Vizionplus, iu afrua automjetit të agresorit dhe e goditi atë me shqelm në fytyrë. Ai tha për mediat se e bëri këtë veprim pasi mendoi se bëhej fjalë për një akt terrorist. 

Më pas ka ndërhyrë edhe një qytetar tjetër të cilët së bashku me 22-vjeçarin, e mbajtën të bllokuar agresorin deri në mbërritjen e policisë.

Sipas Policisë, rezulton se agresori ishte në gjendje shumë të dehur dhe i droguar, pasi në automjet janë gjetur edhe disa doza lënde narkotike. Nderkohe, para se të futej në shesh, ai ka përplasur edhe disa automjete të tjera. /revista.one/