(Fotot) Fatos Nano shfaqet në kryeqytet, ndalon për të blerë libra në rrugë

(Fotot) Fatos Nano shfaqet në kryeqytet, ndalon për të blerë libra në rrugë

June 12, 2022 0

Ish-Kryeministri i Shqipërisë, Fatos Nano është fotografuar këto ditë, te “Shallvaret”, ku është shfaqur i veshur thjesht.

Në këtë zonë Nano jetonte në kohën që ishte Kryeministër. Pas tërheqjes nga jeta politike, familja Nano u zhvendos në periferi të Tiranës dhe shpesh qëndronte jashtë shtetit, në Vjenë. Por, duket se kjo lagje mban ende Nanon, si një nga banorët më të spikatur. Ai është fotografuar në orët e paradites, ku së bashku me një tjetër person që e shoqëronte ka ndaluar te një shitës libra të përdorur në rrugë. Ashtu si shihet edhe nga shkrepjet, ai ka qëndruar disa momente duke parë titujt, i vëmendshëm në kërkimin e tij.

I veshur me një këmishë dhe pantallona “casual”, Nano kishte zgjedhur të “maskohej” me një palë syze dielli. Duket se qëndrimi i tij jashtë angazhimeve politike, e ka bërë të tregohet edhe më i thjesht në veshje, duke hequr dorë nga veshja serioze me kostum dhe kravatë. 

Prej shumë vitesh, emri i Nanos është lakuar si një kandidat potencial. Edhe në zgjedhjen e fundit të Presidentit, emri i tij u lakua sërish si një ndër kandidatët e mundshëm për këtë post. Por as këtë herë emrin i tij nuk u propozua nga partia që drejtoi për shumë vite.

Kujtojmë se sot është festa e krijimit të PSSH, parti të cilën ai e themeloi dhe udhëhoqi për dy dekada. Pasi dha dorëheqje në vitin 2005, Nano nuk ka marrë pjesë në asnjë festë të PS-së.

revista.one/