“Femra si Antonela duhen varur”, Elvisi: Nuk ishte ky mesazhi i fotos me litar

“Femra si Antonela duhen varur”, Elvisi: Nuk ishte ky mesazhi i fotos me litar

March 18, 2021 0

Elvis Lushi, ka qenë i ftuar mëngjesin e sotëm në në Syri Tv. Ai u shfaq për herë të parë në ekran pas largimit nga programi “Per’puthen”, ku dhe u shpreh:

Ky ishte një manipulim situate pasi njerëzit përdorin figura letrare dhe vizive për të përshkruar një situatë, dhe dakort,  ai postim nuk ishte mënyra më perfekte për të shprehur diçka por në logjikën time, i bie të jesh vërtet idiot, që të publikosh një foto të tillë duke menduar atë mesazh, ndërkohë që je personazh publik. Unë, në vend të litarit mund të kisha vendosur pranga, dhe prap njërezit do të kapeshin, pra çdo gjë që mund të kisha përdorur në atë Story do të keqkuptohej”, tha Elvisi.

Per tensionit të krijuar me opinionistin Arjan Konomi, Loco u shpreh:

Jo nuk kam pasur një përballje. Ka qenë një postim i patolerueshëm i Arjanit që unë s’do ja toleroja askujt, por për faktin që ishte Arjani nuk kam folur personalisht për këtë çështje dhe nuk e kam nxjerrë në studio deri në momentin që po më bënte diçka të padrjetë, u mbush kupa, dhe sikur më kujtoi mua se si person publik që duhet të mbaj përgjëgjësi për atë që postoj dhe ai duhet të mbajë për ato që poston sepse është person publik“.

Shkaku i largimit të tij u bë një fotografi që ai publikoi në Instagram që solli një debat të ashpër me Antonelën.

Në foto thuhej se ka dy lloj monstrash, një ndër to femrat që bëjnë çfarë duan dhe akuzojnë për maniakëri seksuale.

Ka dy lloj mostrash në këtë botë:

  • Ngacmuesit seksualë që bëjnë gjëra pa aprovimin e palës tjetër.
  • Femra që bëjnë ça duan dhe ia hedhin fajin “ngacmuesit seksual”.

Për këtë të dytën jam më i sigurt.”-shkruante Elvisi në postim përkrah fotos së një litari

Antonela shpërtheu në lot dhe tha se u ndie e ofenduar nga kjo.

Ndërsa Arjani kërkoi përjashtimin e Elvisit, i cili një puntatë më pas bëri të ditur se kishte zgjedhur që te largohej nga programi.

/revista.one/