Fifi dhe Big Mama ikin nga spektakli post “BBV”, debatojnë gjatë xhirimeve me Einxhel, Semin, Arjolën dhe Arditin

Fifi dhe Big Mama ikin nga spektakli post “BBV”, debatojnë gjatë xhirimeve me Einxhel, Semin, Arjolën dhe Arditin

February 20, 2022 0

Puntatat e post “Big Brother VIP” të xhiruara sonte nuk kanë shkuar dhe aq mirë sa pritej, pasi ka pasur shumë debat mes ish-konkurrentëve.

Mësohet se në studio ka plasur debate mes Fifit dhe Arjolës, Einxhelit, Semit e Arditit.

Pas kësaj thuhet se Fifi ka vendosur të lërë spektalkin e të largohet menjëherë, ndonëse Arbana është shprehur pas publicitetit se këngëtarja u largua pasi nuk ka qenë në gjendje të mirë shëndetësore.

Por nuk ka mbaruar me kaq, pasi gjithashtu thuhet se një debat tjetër ka nisur mes Antonelës dhe Big Mamës, ku kjo e fundit është larguar nga spektakli.

Ky post “Big Brother VIP” duket se nuk ka nisur aspak mirë. Kujtojmë që mësohet se edhe aktori Donald Veshaj e këngëtarja Beatrix Ramosaj, nuk do të jenë pjesë e emisionit.

Vëllezërit Veshaj janë përplasur me produksionin e Top Channel, pas shpalljes së Ilir Shaqirit si fitues.

Si rrjedhojë Donaldi ka fshirë nga Instagrami emisionin që iu bë dhuratë nga produksioni, i titulluar “Më Lër të Flas”. Këtë emision ai do ta moderonte me vëllain e tij, Romeo Veshaj. revista.one/