Luiz Ejlli konfirmon zërat: Opinionist në Big Brother VIP

Luiz Ejlli konfirmon zërat: Opinionist në Big Brother VIP

September 20, 2023 1

Prej disa kohësh në media po qarkullojnë zëra se Luiz Ejlli së bashku me Zhaklin Lekatarin do të jenë opinionistë në sezonin e tretë të Big Brother Vip.

Ditën e sotme, Luizi përmes një postimi në Instagram duket se i ka konfirmuar zërat. Ai ka udhëtuar drejt Italisë bashkë me Kiarën dhe ka postuar një foto i ulur në një kolltuk. “Opinionista di Grande Fratello Luigi Angelo”, shkruan ai krahas fotos.

Ndërkohë nga pushimet e tyre në Milano, moderatorja Kiara Tito shfaqet në një video duke ledhatuar barkun që është dukshëm i fryrë.

Luizi duket se ka guxuar shumë me publikimin e këtij momenti në rrjete sociale, pasi së fundmi përflitet se dyshja do të bëhen prindër e se Kiara është në pritje të ëmbël. Videot e herëpashershme si dhe fotografitë e shumta me barkun e fryrë, tregojnë se moderatorja është shtatzënë.

revista.one/