Fifi merr propozim për martesë live në skenë 

Fifi merr propozim për martesë live në skenë 

December 23, 2023 0

Fifi thotë “PO” . Këngëtarja e njohur u suprizua sot kur partneri i saj i jetës iu shfaq në skenë me unazë duke i propozuar për martesë.

Fifi performoi një këngë live në gjysmëfinalen e “Dancing With The Stars”, por surpriza e madhe erdhi në fund të performancës.

Adisi u shfaq papritur në skenë me një unazë në dorë. “Je shumë e bukur, a do të martohesh me mua”, pyeti Adisi mes lotësh Fifin dhe përgjigja e saj ishte padyshim “Po.

Filloreta Raçi dhe Adis Patushi janë në një romancë prej gati dy vitesh. Ndërsa në prill të këtij viti, çifti sollën në jetë një djalë, që e pagëzuan me emrin Theo Mal.

 

revista.one/