UEFA: Bebe Rexha dhe David Guetta performojnë në ceremoninë Kupës së Klubeve

UEFA: Bebe Rexha dhe David Guetta performojnë në ceremoninë Kupës së Klubeve

December 22, 2023 0

FIFA ka bërë një njoftim të rëndësishëm për ceremoninë përmbyllëse të ndër-eventit prestigjioz në botën e futbollit, Kampionatit Botëror të Klubeve FIFA 2023 që po mbahet në Arabinë Saudite.

Sipas njoftimit zyrtar të faqes së FIFA-s në rrjetet sociale Instagram dhe Facebook, ylli me origjinë shqiptare, Bebe Rexha, dhe producenti i famshëm muzikor, David Guetta, do të jenë pjesë e kësaj nate të jashtëzakonshme.

Bebe Rexha, e cila është autore e shumë hiteve ndërkombëtare në muzikë, ka pasur nderin gjithashtu të interpretojë himnin zyrtar të këtij kampionati me titullin “It’s On”. Ky fakt vë në pah rëndësinë dhe impaktin që ka ajo në skenën muzikore ndërkombëtare.

Njoftimi në faqen zyrtare të FIFA-s shprehet si më poshtë: “Artistët e nominuar për Grammy do të performojnë në ceremoninë përmbyllëse përpara finales së Kampionatit Botëror të Klubeve FIFA 2023. Bashkojuni David Guettas dhe Bebe Rexhës për një natë të paharrueshme”.

Kjo tregon se fansat dhe spektatorët që do të ndjekin finalen e madhe të kësaj ngjarjeje sportive do të kenë mundësinë të përjetojnë një spektakël muzikor të nivelit të lartë, përpara se të shohin ndeshjen e shumëpritur që do të përcaktojë kampionin botëror të klubeve për vitin 2023.

Rexha njoftoi pak ditë më parë përmes Instagramit se kishte arritur tashmë në Arabinë Saudite për t’u përgatitur për paraqitjen e madhe.

revista.one/