Fifi nxjerr klipin, ku protagonist është Fatjoni

Fifi nxjerr klipin, ku protagonist është Fatjoni

March 27, 2021 0

Fifi ka befasuar 574 mijë ndjekësit, duke bërë të ditur se ka lansuar këngën e re.

Fifi ka ndarë disa sekuenca të projektit në rrjetin social Instagram, ndërsa mori shumë komente pozitive.

Projekti përmban dy këngë, teksa në klip ajo shfaqet me një djalë duke u përqafuar, xhirime të cilat i ka bërë Max Production. 

Kënga është punuar nga Çelik Lipa në SBS Entertainment teksa në videoklip, protagonist është edhe Fatjoni i “Përputhen”.

Kënga “Maniak i dhimbjes” është një nga ato balada goditëse të Fifit.

Puna për këtë këngë ishte arsyeja e postimeve të përbashkëta të dyshes Fifi dhe Fatjoni për disa javë rresht.

Këngën të plotë e gjeni në vijim.