Fifi qan në emision ‘live’ teksa iu drejtohet banorëve të BBV: Ju lutem mos…

Fifi qan në emision ‘live’ teksa iu drejtohet banorëve të BBV: Ju lutem mos…

October 30, 2021 0

Është mbajtur të premten mbrëma spektakli i radhës së Big Brother VIP, ku të shumta kanë qenë ngjarjet që janë zhvilluar.

Ndër të tjerash, mbrëmjen e së premtes janë bërë dy eliminime – përveç këngëtares Sheila Haxhiraj që është larguar nga televotimi javor, nga shtëpia e Big Brother VIP ka falë edhe gazetarja Paloma.

Mes shumë debateve që janë zhvilluar në shtëpi me tone të ashpra kryesisht nga banorët, është vërejtur një moment dobësie nga Fifi.

Kjo e fundit, në një moment teksa po komunikonte në lidhje me Arbanën në studio, kërkoi publikisht nga banorët që të komunikonin me tone më të ulëta, pasi nuk po mundet t’i durojë.

“Ju lutem banorë kur bëni debate, edhe unë do të mundohem ta ndal zërin, ju lutem mos të bërtasim, sepse nuk po mundem”, ka thënë ndër të tjerash Fifi duke shpërthyer në lot.

Më pas Arbana ka mbyllur lidhjen me shtëpinë, duke pyetur opinionistin e spektaklit, Arbër Hajdarin, për arsyen se pse banorët diskutojnë me ton të lartë. revista.one/