Pas arrestimit të Feros, vjen reagimi i Jetmir Agajt, ja çfarë ndodhi në studio

Pas arrestimit të Feros, vjen reagimi i Jetmir Agajt, ja çfarë ndodhi në studio

October 30, 2021 0

Gjatë ditës së djeshme, reperi Feronit Shabani i njohur me nofkën ‘Fero’ së bashku me truprojën e tij kanë sulmuar menaxherin e njohur, Jetmir Agaj.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës thuhet se ankuesi ka raportuar se në studion e tij është sulmuar fizikisht nga dy persona të dyshuar, ndërsa njëri prej të dyshuarve i kishte drejtuar revolen viktimës tjetër i cili ishte jashtë studios.

Dy të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje, teksa rasti vazhdon të hetohet.

“Rr. Nebih Gashi, Prishtinë 29.10.2021 – 15:20. Ankuesi mashkull  kosovar ka raportuar se,  në studion e tij është sulmuar fizikisht nga dy të dyshuar meshkuj kosovarë. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa njëri prej të dyshuarve i  kishte drejtuar revolen  viktimës tjetër e cila ishte jashtë studios. Dy të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Përleshja ka ardhur pasi Fero ka kërkuar që të punoi për një projekt muzikore  ndërsa Jetmir ka thënë se për momentin ka punë tjera.

Pas kësaj, Fero ka ardhur në studio bashkë me truprojën e tij dhe ka filluar të kërcënojë me një revole, duke e drejtuar fillimisht drejt Jetmirt e më pas edhe ndaj menaxherit të reperit Bardhi, Emeriton Mataj.

Këtë e ka konfirmuar Jetmir Agaj në një prononcim për Telegrafin, i cili po ashtu tha se gjendet në emergjencë duke bërë kontrolle nga lëndimet e marra.

“Ka ardh në studio dhe ka filluar debatin, i kam thënë që menjëherë do ta raportoj gjithë rastin në polici, nga frika që po reagon dikush tjetër në studio, ia kanë drejtuar me revolen edhe menaxherit të reperit tjetër Bardhit, Emeriton Mataj, unë aktualisht janë në emergjencë duke bërë kontrolle”, ka thënë për Jetmir Agaj për Telegrafin.

Ndërsa, rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënës i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Borovci tha se rreth orës 20:30 të dyshuarit e rastit janë paraqitur në stacionin policor dhe po vazhdohet ndërmarrja e procedurave të mëtutjeshme në koordinim me prokurorin e shtetit.

“Informata është pranuar rreth orës 15:30,  për një lëndim trupor të ndodhur në rrugën “Nebih Gashi” në Prishtinë. Nga të dhënat fillestare ëshëtë​ngritur dyshimi se dy të dyshuar, ku njëri nga ta dyshohet të ketë pasur dhe një armë, kanë sulmuar viktimën dhe më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes. Ndërkohë që të dyshuarit janë identifikuar nga ana e policisë menjëherë ka nisur një hetim preliminar lidhur me rrethanat që kanë karakterizuar ngjarjen. Së këndejmi rreth orës 20:30, të dyshuarit janë paraqitur në stacionin policor dhe policia po vijon me ndërmarrjen e veprimeve të mëtejme në koordinim me prokurorin e shtetit për të proceduar tutje”, ka thënë Borovci.

Gjithashtu ditën e djeshme pas arrestimit të reperit Fero, reagoi edhe menaxheri i njohur, Jetmir Agaj i cili tregoi se lajmet që kanë qarkulluar në media se ai është sulmuar nga Fero dhe truproja e tij janë të vërteta.

Jetmir Agaj, përmes një postimi në rrjetin social Instagram shkruan:

Ai shprehet se lajmet që kanë qarkulluar nëpër media janë të vërteta, ndërsa thotë se “përtej shtëpisë time nuk mund të shkoj!”.

Sqarimi i plotë:

Sqarim per miqet edhe shume juve te tjere qe me keni shkru e jeni interesu ne lidhje me gjendjen tem

Eshte komplet e vertete ajo qe po qarkullon ne media qe une sot jam sulmuar nga personat tashme te njohur per organet e drejtesise dhe publikun e gjere.

Jam sulmu ne venin ku une edhe shume koleg hajm buk prej saj, dmth ne studion tone muzikore SBS Entertainment.

Menjehere pas rastit i jam drejtu organeve te rendit, te cilet une i mbeshtes ne menyre te plote dhe ofroje mbeshtetjen time te pa kursyer ne zbatim te ligjit dhe venien e drejtesise per çdo rast te mundshem te shkeljes se ligjit nga kushdo. Une pertej shtepise time nuk mund te shkoje!