Filloreta i refuzon vallëzimin! “A të ka mbetur fiksim Lediana?”, ja si përgjigjet Mevlani

Filloreta i refuzon vallëzimin! “A të ka mbetur fiksim Lediana?”, ja si përgjigjet Mevlani

April 13, 2022 0

Në përfundim të emisionit të sotëm të ‘Përputhen’, Filloretës i janë bërë pyetje nga publiku, të cilat kishin të bënin kryesisht me Mevlanin.

Teksa Filloreta është pyetur nëse do të heqë dorë nga Mevlani, ajo tha se nëse do heqë dorë do të largohet nga emisioni pasi nuk e sheh veten me asnjë tjetër. Ajo u shpreh e mërzitur në lidhje me sjelljen e Mevlanit kohët e fundit.

Një nga komentet e publikut ishte se ashtu siç nuk u përputh me Ledianën, Mevlani nuk do të përshtatet as me Filloretën. Kësaj Filloreta iu përgjigj se nuk dinte se çfarë mendonte Mevlani pasi nuk ishte në mendjen e tij. Si përfundim Filloreta e refuzoi një kërcim me Mevlanin.

Pyetje: Mevlani e ka Efin mos u lodh ta bësh për vete

Filloreta: Edhe unë  e kam dyshimin. Mendoj se nuk jam në vendin e duhur.

Pyetje: Përse nuk e tërheq deklaratën?

Filloreta: Nuk e heq deklaratën derisa ta shoh të arsyeshme.

Pyetje: Pse prekesh për Mevlanin?

Filloreta: Përderisa jam deklaruar më ndikon gjithçka. Mos më merr kohën nëse nuk ke interes. Po patë pëlqim aq të madh për Efin dhe nuk sheh asgjë te unë më thuaj dhe të largohem.

Pyetje: Nëse nuk u përputhe me Ledjanën nuk do përputhesh me Filloretën.

Filloreta: Nuk di në mendjen e tij nuk jam nuk e di se çfarë bëhet me të është një përgjigje që do kohën e vet.

Mevlani: Janë të shkruara gjërat.

Bora: A do të bëhet kërcimi apo jo?

Filloreta: Jo

Mevlani: Unë do e ftoja nëse do donte ok, nuk e bëj dot me zor.

Filloreta: E bëj se Mevlani nuk është afruar me mua fare dhe nuk është i përfshirë me mua dhe kjo po ndikon shumë keq.