Pas këpucëve 800 euro në Big Brother VIP, Antonela Berisha shfaqet me sandale 1350 euro

Pas këpucëve 800 euro në Big Brother VIP, Antonela Berisha shfaqet me sandale 1350 euro

April 12, 2022 0

Antonela Berisha shfaqet me një palë sandale elegante. “Sa kanë kushtuar sipas jush, 1350 euro, 1600 apo 100?”, ka pyetur ish-banorja e Big Brother VIP ndjekësit në Instagram.

Bëhet fjalë për një pamje elegante ku kishte vënë në fokus një palë take, e ia kishte dhënë mundësinë ndjekësve që t’ia gjenin çmimin. Çmimi i saktë ishte 1350 euro.

Kujtojmë se ish-banorja e Big Brother VIP, Antonela Berisha, gjatë qëndrimit brenda shtëpisë së famshme ishte komentuar shumë për veshjet dhe jetën e shtrenjtë.

Ajo madje kishte pasur debat me njërën prej banoreve e cila ia kishte shkelur padashje këpucët, duke i thënë të bënte kujdes se kushtonin 800 euro.

Antonela qëndroi për një kohë të shkurtër në BBV, gjersa mbahet mend më shumë për debatet me këngëtaren nga Maqedonia, Big Mama.

Krahas Big Brother, Berisha u bë e njohur nga programi i dashurisë “Përputhen”.  revista.one/