Filmonte video në Shëngjin, Gjiko tregon aksidentin që desh i mori jetën

Filmonte video në Shëngjin, Gjiko tregon aksidentin që desh i mori jetën

November 25, 2021 0

Reperi i njohur Gjiko ishte i ftuar në “Prive”, ku rrëfeu pesë datat më të rëndësishme të jetës së tij.

Ai nuk ka lënë pa përmendur gushtin e vitit 2017, që ka qenë një ditë e rëndësishme për të pasi ka shpëtuar për fije të perit gjatë një aksidenti të frikshëm.

Gjiko ishte rrugës për në Shëngjin me stafin e tij, teksa përshkruan si ndodhi e gjitha:

“Ai ka qenë duke vozitur edhe ka qene fiks 258 kilometra në orë [në tunel], edhe unë ia kam vendosur telefonin te fytyra sepse doja të incizoja, edhe ai nuk ka pasur shikueshmëri të mirë …por nuk është ajo se pse ka ndodhur aksidenti. Aksidenti ka ndodhur sepse në korsinë tjetër ka qenë një veturë-marimangë me timon anglez, që nuk ka më së pari të drejtë ta vozitë atë veturë te ne sepse nuk është e bërë për këtu dhe ka qene duke e vozitur një djalë 18 vjeçar, edhe ai vetëm na është futur në korsi dhe sot e asaj dite nuk e di se pse është futur në korsi, sepse nuk ka pasur veturë përpara as anash, ai veç është futur edhe aty kemi ‘fluturuar’ në plot kuptimin e fjalës.”

Fatmirësisht, të gjithë kishin shpëtuar pa lëndime, ndërsa makinat ishin shkatërruar. revista.one/