Fituesi i Big Brother në krye të jurisë së Dancing With the Stars
September 8, 2023“Dancing With the Stars” do të startojë së shpejti në Top Channel. Teksa emrat e konkurrentëve janë ende surprizë, Ilir Shaqiri do të jetë kryetari i jurisë i cili do t’i vlerësojë ata për kërcimin, dhe siç thotë Iliri, do të ndajë emocionet e kërcimit nga teknika.
I ftuar mëngjesin e sotëm në Wake Up, Ilir Shaqiri rrëfeu ndjesinë e rikthimit në Top Channel, për të vlerësuar artin e kërcimit.
“Top Channel është një realitet televiziv botëror sa i takon platformës që ka. Të jesh pjesë e një produksioni të tillë ku gjerat janë të kopsitura dhe aq më tepër për të realizuar artin e kërcimit.”-tha Ilir Shaqiri për rikthimin e tij.
I pyetur nga moderatorët sesa e vështirë është të jesh kryetar jurie, Iliri tha se për të e rëndësishëm është të jetë i drejtë me konkurrentët.
“Për mua rëndësia ka të jem korrekt me veten, te them atë që mendoj për konkurrentin. Po të jesh vetvetja je në rregull. Baleti është diçka që duket aq qartë. Pikët e mia do jenë të qarta nga ana ime. Nuk do jem vetëm në këtë koshere gjykimesh.”-tha Iliri.
Iliri ka edhe një këshillë për të gjithë ata që do të marrin pjesë në Dancing, të cilët edhe pse nuk kanë lidhje me muzikën, do t’i përkushtohen asaj si të ishte pasioni i tyre më i madh.
“Këshilla më e mirë që mund tu jap është të jenë vetvetja duke mos kompkelsuar mendjen dhe trupin. Sfidat e kërcimit janë të ndryshme. Nuk ka vend për fjalë, ka vend vetëm për hapa dhe punë. Ke të vësh me fizikun kshuqë do modifikosh fizikun tënd. Dinamika e shpirtit që dhuron në performancë, ajo perceptohet nga të gjithë. Juria ka detyrë të ndajë emocionin nga teknika, që publiku nuk e kupton si u rrotullove si u hodhe.”-tha balerini.
Programi më popullor i kërcimit në botë, me patentë të BBC, pritet të ketë emra mjaft të njohur të showbizz-it. Megjithëse janë përfolur shumë emra të njohur, akoma nuk është bërë publik asnjë nga konkurrentët, të cilët do të jenë surprizë për të gjithë shikuesit.