Fjolla Morina futet në listën “Wanted” të Interpolit, kërkesa e Prokurorisë
April 20, 2021Në fillim të muajit mars, Gjykata e Kukësit riktheu në burg Fjolla Morinën, të paktën me letra.
Trupi gjykues ndryshoi masën e sigurisë ndaj saj nga “arrest shtëpie” në “arrest me burg” për shkak se këngëtarja shkeli masën e parë të sigurimit, duke u arratisur.
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Kukës ka bërë kërkesë për shpalljen në kërkim ndërkombëtar për këngëtaren nga Kosova Fjolla Morina. Ajo eshte e dënuar me 25 mars nga Gjykata e Shkallës së Parë në Kukës me 6 vjet burgim për “trafik të armëve dhe municionit”.
Kërkesa bashkë me materialin përkatës është nisur të martën në drejtim të Prokurorisë Përgjithshme. Shkresa është firmosur nga prokurori Edmond Karriqi. Prokuroria e Përgjithshme është ajo që vendos nëse kërkesa do të miratohet.
Nuk është e qartë nëse Morina do të shpallet në kërkim ndërkombëtar pa mbaruar gjykimi i saj në Apel.
Kujtojmë se që nga janari Fjolla Morina është në kërkim nga policia shqiptare. Kjo pasi këngëtarja theu arrestin e shtëpisë.
Policia e Kukësit kishte marrë informacione që Fjolla ishte arratisur nga shtëpia dhe menjëherë u nis për në banesën e saj për një kontroll. Aty u kuptua se nuk kishte brenda asnjë person.
Mirëpo pavarësisht problemeve aktuale me drejtësinë shqipatare, Fjolla ka gjetur mundësinë për të zyrtarizuar dashurinë e saj me Fisnik Sylën. Dyshja e njohur janë martuar në Dubai, ndërkohë që Fjolla sapo ishte denuar ne gjykaten e Kukesit.
Në fillim të muajit mars, Gjykata e Kukësit riktheu në burg Fjolla Morinën, të paktën me letra.
Trupi gjykues ndryshoi masën e sigurisë ndaj saj nga “arrest shtëpie” në “arrest me burg” për shkak se këngëtarja shkeli masën e parë të sigurimit, duke u arratisur. Me pas, ajo u denua ne mungese.