Fjolla vesh fustanin  e bardhë në Maldive

Fjolla vesh fustanin e bardhë në Maldive

March 19, 2021 0

Fjolla jo vetëm që tha “Po”, por veshi edhe fustanin e bardhë të nusërisë në Maldive, duke kurorëzuar kështu me martesë dashurinë e tyre.

“Revista Who” ka publikuar fotot nga dasma e thjeshtë dhe magjike e Fjollës, e cila duket se është në qiellin e shtatë nga lumturia.

Megjithëse është prej 2 muajsh në kërkim nga policia shqiptare, kjo nuk e ka penguar në asnjë moment Fjolla Morinën të shijojë jetën e saj. Së fundmi ajo ka qenë me pushime në Dubai me partnerin, Fisnikun, i cili e ka surprizuar këngëtaren në mënyrën më të bukur të mundshme.

Ata kanë udhëtuar drejt ishujve Maldive me njëri-tjetrin dhe në vendin magjik ai i ka bërë një super propozim për martesë. Ka qenë Fjolla ajo që ka ndarë me ndjekësit në rrjete sociale foto e video nga ky moment special në jetën e saj.