Instagrami ndryshon rregullat, hapet një version i ri për fëmijët nën 13-vjeç

Instagrami ndryshon rregullat, hapet një version i ri për fëmijët nën 13-vjeç

March 19, 2021 0

Facebook njoftoi në një post të brendshëm të kompanisë se do të fillojë krijimin e një versioni të ri të Instagram-it për fëmijët nën moshën 13-vjeç, që ata të mund ta të përdorin “në mënyrë të sigurt” rrjetin social Instagram.

Nderkohe, zëdhënës i Facebook tregoi se kompania po eksploronte një version të Instagram-it të kontrolluar nga prindërit, që do të jetë i ngjashëm me aplikacionin Messenger Kids.

Gjithnjë e më shumë fëmijët po pyesin prindërit e tyre nëse mund të kenë aplikacione që i ndihmojnë të lidhen me miqtë. Tani për tani nuk ka shumë mundësi për prindërit, kështu që ne jemi duke punuar në ndërtimin e produkteve shtesë, që janë të përshtatshme për fëmijë, të menaxhuara nga prindërit,” tha zëdhënësi për “Guardian“. /revista.one/