Flet Kozaku: “Më erdhën 20 veta me armë… mund të më rrëmbejnë prapë, por nuk më…”
September 24, 2021Kozak Braci ka reaguar për herë të parë për rrëmbimin e tij. Përmes një video-live ai ka treguar me detaje se si ka ndodhur ngjarja. I riu tregon se ka qenë në një taksi, kur një automjet tip Benz ML i ka zënë rrugën. Sipas tij, kanë qenë 20 persona, të cilët e kanë ndaluar. Më pas i kanë nxjerrë armën dhe e kanë futur me forcë në makinë, ku e kanë goditur me grushta dhe e kanë kërcënuar me armë dhe thikë.
“Më kanë ardhur 20 veta, më kanë ruajtur dhe më pritën këtu poshtë sa dola nga shtëpia. Mora taksi sepse do ikja në studio. Sa hipa në taksi, në vendin e pasëm të saj. Përpara makinës me del një makinë tip Benz ML. Tentuam të iknim dhe na dolën dhe dy makina të tjera e na përplasën. Taksisti ndaloi, dyert ishin të mbyllura. Ata shqyen dyert dhe më nxorrën prej aty. Ishin 20 veta me armë në dorë. Me qëlluan në taksi dhe më futen me zor në makinën e tyre. Më futen në një Golf5 të zi. Më vunë pistoletën në trup dhe thikën në fyt. Fillimisht me futën shtrirë në makinë. Unë i binda me fjalë ata dhe më lanë pastaj të lirë.
I binda me fjalë se jam psikolog, edhe pistoletën ta kem në gojë m’u s’me vrasin se i bind me fjalë mos me m’vra. Më lanë atje në pyll dhe kam ardh me atë Danielin, vëllain e Fabios dhe një djalë tjetër poshtë, se ata tjerët nuk erdhën. Poshtë erdhe me Danielin edhe më tha madje a do lekë, a të të japim naj gjë se u trembën edhe ata…. M’u s’më kanë bo asgjë r*** e motra, m’u veç më kanë marrë me armë. Se me armë të marrin o bisha…”- ka treguar ai.
Policia e Tiranës ka shpallur në kërkim ditën e sotme Daniel Dushkun i cili në bashkëpunim me disa persona të tjerë rrëmbyen dje reperin e njohur Kozak Braci. Daniel Dushku është vëllai i Fabio Dushkut dhe ka dyshime se ka qenë ky i fundit ai që ka porositur këtë rrëmbim me armë në Tiranë pas ofendimeve dhe sharjeve që kishin patur në rrjetet sociale. Daniel Dushku kishte mbërritur nga Greqia në Tiranë, për të marrë peng Braçin pas këtyre sharjeve.
Fabio Dushku, 35 vjeç, është me origjinë nga Mirdita. Prej 11 vitesh është i arrestuar dhe vuan dënimin në burgun e Koridhalos, Greqi. Ai është i dënuar me burgim të përjetshëm për vepra të ndryshme penale, disa prej të cilave i pranon e të tjerat jo. Fabio Dushku është arrestuar në vitin 2010 dhe akuzohet për disa vrasje dhe plagosje të ndodhura në periudhën 2007-2008. Ai nuk i ka pranuar asnjëherë akuzat për të cilat është dënuar me burgim të përjetshëm.
Ndërkohë në një video të publikuar në dhjetor të 2020 duket se mes dy të rinjve miq me njëri-tjetrin ka qenë hapur një konflikt dhe ky i fundit ofronte 5 mijë euro për të rrahur Kozakun.
“Mi jep disa që tu jap 5 mijë euro që të rrahin Kozak. Kur tha 5 mijë euro thash për çfarë për të vra Kozak? Me të dhënë dy grushta dhe me të thyr një këmbë. Unë të kisha kap me sekonda unë, por nuk e bëja. Unë do të isha shofer në atentat”, thotë në video Klevioni një nga miqtë e Kozak.