Formula 1: Himni i Mamelit dhe spektakli i avionëve në qiellin e Imolas (VIDEO)
April 19, 2021Spektakël i shkëlqyer para fillimit të GP të Made in Italy dhe Emilian Romagna, me himnin e Mamelit kenduar nga Vittorio Grigolo. Dhe ky u shoqerua nga shfaqja e skuadrës së avionëve që formuan tringjyreshin italian në qiellin e Imolas.
Gara
Lewis Hamilton u përballe me presion nga të dy makinat e Red Bull, ndërsa filloi në pole pozicion në Emilia Romagna Grand Prix. Kjo ishte gara e dytë të sezonit të Formula 1. Hamilton mundi të shtunën Sergio Perez dhe Max Verstappen për të siguruar pozicionin e 99-të pol në karrierën e tij, me vetëm 0,035 sekonda.
Kampioni shtatë herë botëror luftoi me Verstappen në garën hapëse të sezonit në Bahrein muajin e kaluar. Ai e mbajti holandezin deri në fund ne ethet emocionuese te gares.
Charles Leclerc i Ferrarit dhe Pierre Gasly i AlphaTauri e fillojnë garen në pozicionin e katërt dhe të pestë. Ndërsa Valtteri Bottas, shoku i skuadrës së Mercedesit, i Hamiltonit, rreshtohet në të tetin. Kjo eshte një garë që na jep një tregues ne sfidën për titullin nga Verstappen këtë vit.
revista.one/