Klip hot: Gjiko, Melinda dhe Nora publikojnë “Ay Caramba”

Klip hot: Gjiko, Melinda dhe Nora publikojnë “Ay Caramba”

July 7, 2021 0

Gjiko, Melinda Ademi dhe Nora Istrefi kanë publikuar bashkëpunimin e tyre më të ri.

“Ay Caramba” titullohet kënga e tyre e përbashkët, e cila është ritmike, e miksuar mes zhanreve Pop, RnB dhe hip-hop.

Muzika është realizuar nga producenti Big Bang Beats, emri i vërtetë i të cilit është Arbër Gjikolli, ndërsa për tekstin janë kujdesur vet treshja interpretuese.

Kënga është vizualizuar edhe me një klip me skena interesante, në të cilin Nora dhe Melinda vijnë me një paraqitja mjaft verore dhe provokuese.

Për anën vizuale të projektit është kujdesur regjisori Valon Aziri.

Ky bashkëpunim vjen vetëm pas ditë pas një bashkëpunimi tjetër shumë të suksesshëm të Gjikos me këngëtarin Ermal Fejzullahu.

Kënga me titull “Sa t’kom dashtë” po del të jetë një nga hitet e kësaj vere, referuar në shifrat e klikimeve të YouTube dhe shpërndarjes në rrjetet sociale.

revista.one/