(FOTO/ VIDEO) U qëllua me breshëri plumbash, kush është 30-vjecari që iu bë atentat në Vlorë

(FOTO/ VIDEO) U qëllua me breshëri plumbash, kush është 30-vjecari që iu bë atentat në Vlorë

March 5, 2022 0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak momente më parë në Vlorë ku mbeti i plagosur Romeo Meçaj 30 Romeo Meçaj, 35 vjeç, është qëlluar mbrëmjen e sotme me breshëri kallashnikovi teksa ndodhej brenda makinës së tij. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:30 në zonën e parkingut të stadiumit “Flamurtari”, teksa i riu ndodhej Brenda mjetit të tij tip “Land Rover”, me targa AA 970DL, që është bërë “shoshë” nga breshëri automatiku.

Kjo është fotoja e të plagosurit:

I riu është dërguar menjëherë në spitalin e Vlorës, ku edhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën, pasi disa plumba i kanë prekur organet jetësore. Megjithatë nuk dihen detaje të tjera nga ana e bluzave të bardha.  Ndërkohë që në zonën e njohur si “7 pallatet” tek Uji i Ftohtë është gjetur dhe një mjet që digjej, i cili dyshohet se është përdorur nga ana e autorëve të plagosjes.  revista.one/