Pas largimit nga “Goca dhe Gra”, reagon Tea Trifoni: As nuk më falënderuan…

Pas largimit nga “Goca dhe Gra”, reagon Tea Trifoni: As nuk më falënderuan…

March 5, 2022 0

Tea Trifonin e largojnë nga emisioni “Goca dhe gra”. Në një lidhje ‘live’ me mikun e saj Arian Konomi, ky i fundit e pyeti se pse nuk ishte pjese e formatit, Tea u përgjigj:

“Me ndërrimin e qeverisë ndryshuan edhe bashkëpunëtorët e qeverisë. Ishte zhgënjyese dhe as nuk u falenderova edhe pse e nisëm gjithçka bashkë nga zero,” u shpreh ajo.

Ndërsa nga Top Channel thonë se Tea ishte gjithnjë me vonesë, prandaj u shkarkua.

Tea Trifoni ishte personi më i klikuar në internet për shkak të lidhjes së saj me Andin në “Për’puthen”. Ndarja e tyre u bë kryefjala e çdo medie rozë dhe njerëzit e morën shumë përzemër. E gjithë kjo famë, i dha më pas edhe shumë ‘followers’-a, reklama dhe kontrata pune.

Pas largimit nga “Për’puthen”, ajo u bë pjesë e emisionit më të ri “Goca dhe Gra”. Edhe pse ajo ishte pjesë e disa episodeve, më pas u mësua se ajo nuk do të ishte më pjesë e programit.

 Tea pas ndarjes me Andin u lidh për një kohë të shkurtër me Beartin, po ashtu një ish-konkurrent i “Për’puthen”. Ata patën një histori dashurie që kishte nisur që brenda emisionit. Andi më pas zyrtarizoi lidhjen e tij me Melisën, të cilët ende vazhdojnë së bashku.

revista.one/