Fotot nga sheshxhirimi i filmit “Në kuadër të dashurisë”, Sara Hoxha në stallën e derrave

Fotot nga sheshxhirimi i filmit “Në kuadër të dashurisë”, Sara Hoxha në stallën e derrave

June 28, 2023 0

Dalin foto nga prapaskenat e sheshxhirimit të “Në kuadër të dashurisë”. Që në çastin kur u paralajmërua se do të niste puna për një film të ri shqiptar, publiku nuk rreshti me pyetjet dhe kuriozitetin e tyre.

Në foto mund të shohim grupin e punës duke përgatitur gjithçka me imtësi që sheshi i xhirimit të jetë i pa të metë. Ashtu siç zbuluam dhe ditën e sotme, aktorët në këtë skenë janë Sara Hoxha dhe Besmir Bitraku.

Dyshja shihet në një stallë derrash duke krijuar kështu konceptin e një kontrasti realitetesh, Sara e veshur me taka dhe rroba elegante, ndërsa Besi me kominoshe pune dhe çizme llastiku. Nga fotot e publikuara shihet dhe një tjetër aktor, Roerd Toçe. Është ai që duket se ‘shpëton’ Sarën nga kjo skenë…

revista.one/