Fundi i romancës? Bearti flet për lidhjen me Tean

Fundi i romancës? Bearti flet për lidhjen me Tean

March 25, 2021 0

Bearti i “Për’puthen” ka bërë sot në deklaratë qe paralajmeron fundin e romances. Ai ka publikuar një shprehje thumbuese që duket se i dedikohet Teas dhe më pas ka konfirmuar për herë të dytë se janë ndarë dhe shpreson që këtë kapitull të mos e hapë më kurrë ne jetën e tij.

“Nuk mund të fitosh kurrë debatin me një person negativ. Ata dëgjojnë vetëm çfarë u përshtatet atyre dhe dëgjojnë vetëm për t’u përgjigur”, thuhet në shprehjen që ka shpërndarë Bearti.

Me sa duket ata të dy nuk janë ndarë fare mirë.

“Po gjithçka ka marrë fund. Nuk dua drama ose vëmendje, kështu që dua me e mbyll këtu këtë kapitull edhe mos me e hap më asnjëherë”, ka shkruar ai më pas.

Dy ditë më parë Tea dhe Bearti i dhanë fund lidhjes së tyre, të paktën publikisht. Fillimisht ata të dy filluan të mos ndiqnin më njëri-tjetrin në rrjete sociale dhe më pas fshinë nga Instagrami çdo foto me njëri-tjetrin, përveç një reklame që kanë bërë bashkë.

Më pas lajmin e ndarjes e konfirmoi vetë Bearti për “Express Rozë”.

Po, është e vërtetë”, tha ai