Fushata në internet e partive, ja sa po harxhon secila për spote e reklama

Fushata në internet e partive, ja sa po harxhon secila për spote e reklama

April 14, 2021 0

Rrjetet sociale janë kthyer në arenën e vërtetë të fushatës elektorale. Kështu, partitë politike po shpenzojnë dhjetëra mijëra dollarë për reklama.

Spote, takime dhe fushatat elektorale sponsorizohen nga partitë dhe kandidatët. Ato synojnë të përforcojnë perceptimet e elektoratit për kandidatët në garë.

Sipas të dhënave të bëra publike në rrjetin e reklamave nga Facebook, nga data 11 mars e në vazhdim PS ka shpenzuar  14 828 dollarë për fushatën zgjedhore. Pas saj renditet PD me 1 761 dollarë të shpenzuar. Në vend të tretë renditen LSI me 196 dollarë dhe PSD më shumë se 100 dollarë.

Referuar të dhënave zyrtare që publikohen nga Facebook, Kryetari i PD ,Lulzim Basha ka shpenzuar $ 9168. E dyta vjen kryetarja e LSI Monika Kryemadhi $2 027, Kryetari i PSD Tom Doshi $1 264. 

Ajo që bie në sy është se lideri i PS Edi Rama nuk ka të publikuar në faqen e tij asnjë reklamë. Këto janë të dhëna të pjesshme, pasi nuk përfshihen kandidatët. Ndërkaq, nuk janë llogaritur reklamat që bëhen në Google, Twitter apo në platformat e tjera.

/revista.one/