Gafa e moderatores: Sugjeron për iftar makarona me mish derri dhe me verë të bardhë

Gafa e moderatores: Sugjeron për iftar makarona me mish derri dhe me verë të bardhë

April 28, 2022 0

Nuk dihet pse pikërisht në këtë periudhë agjërimi, por kjo që pamë duket një gafë e pafalshme ndaj besimtarëve myslymanë, sakrificës së tyre dhe rregullave në mënyrën e të ushqyerit që feja jua udhëzon. Dihet që harami më i madh për myslymanet është alkooli dhe mishi i derrit por kjo nuk i ka interesuar mesa duket pronarit të Conad, Luan Leka që ndoshta për qëllime të thjeshta fitimi ose thjesht se nuk ka udhëzuar stafin për këtë muaj të rëndësishëm te myslymanëve nëpërmjet ambasadores së brendit prezantueses Arbana Osmani ka rekomanduar në profilin e saj në instagram për iftar një gatim aspak normal për besimtarët në fjalë. Iftar me makarona, pançetë dhe verë të bardhë. Në secilin prej postimeve Arbana Osmani ka bërë tag linjen e tregtimeve Conad Albania.

Portali Maska ka zbuluar ndër të parët këtë anomali dhe ka reportuar se : Përpos udhëtimeve dhe postimeve me fëmijët apo partnerin, një pikë e fortë e Instagram-it të Arbana Osmanit janë recetat e gatimit.

Por së fundmi, diçka duket se nuk ka shkuar siç duhet. Moderatorja ka propozuar një recetë, që sipas saj mund të konsumohet edhe për iftar, por gjejeni çfarë! Njëri prej përbërësve është pançeta (pancetta).
Kjo e fundit përfitohet nga pjesa e barkut të derrit, që stazhionohet me kripë dhe erëza.

Po kështu, Arbana Osmani sugjeron ta shoqërojmë pjatën me verë të bardhë. Pas reagimeve, moderatorja u shpreh në një postim se bëhej fjalë për pançetë viçi, ndonëse njerëzit janë të bindur se një e tillë, nuk lëshon aq fort yndyrë.