Vajza me benz hipën në trotuar dhe plagos rëndë kalimtarin në Korçë

Vajza me benz hipën në trotuar dhe plagos rëndë kalimtarin në Korçë

June 16, 2021 0

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkurë tek këmbimi valutor në Korçë.

Një vajzë e cila drejtonte mjetin ‘Tip Benz’ teksa ishte duke parkuar i ka dhënë gaz automjetit duke përfunduar mbi trotuar.

Si pasojë ka mbetur i lënduar një person i cili ishte duke kaluar në trotuar. Sipas burimeve i lënduari ka dëmtime të shumta në këmbë.