Granit Rushiti shpallet aktori më i mirë në Suedi për rolin në filmin “I am Zlatan”
January 24, 2023Aktori shqiptar, Granit Rushiti ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm për rolin në filmin “I am Zlatan”.
Rashiti ka fituar çmimin “Brumbulli i Artë” për ‘aktorin më të mirë’ në ceremoninë “Guldbaggen” të organizuar nga Instituti Suedez i Filmit.
“Unë jam Zlatan” është film që portretizon udhëtimin në botën e futbollit të futbollistit nga Suedia, Zlatan Ibrahimoviq, rol të cilin e luan Rushiti.
Aktori i ri çmimin ia dedikoi nënës së tij, duke thënë se ishte ajo që e mbështeti çdo herë.
“Kur më thirrën emrin, humba. Nuk e kuptoja. Është çmenduri, nuk mund ta imagjinoja”, ka thënë Rushiti pasi mori çmimin.
“I am Zlatan” u bë filmi suedez më i ndjekur në kinema në vitin 2022 me më shumë se 200,000 shikues.
Ky ishte çmimi i parë për të riun nga Mitorvica, për të cilin ky rol ishte gjithashtu përvoja e parë në industrinë e filmit.
22-vjeçari shkoi në Malmo gjatë adoleshencës, ndryshe nga ylli i futbollit, Zlatan, duhej të braktiste ëndrrat e tij për t’u bërë futbollist dhe tani po korr suksese në botë e filmit.
Suksesit të tij i është gëzuar edhe vet futbollisti nga Suedia, Zlatan i cili e ka shprehur edhe në një postim në InstaStory.
“E dija”, ka shkruar “Zlatani në Instagram pas ceremonisë bashkangjitur me një foto të Rushitit.
22-vjeçari shqiptar ka treguar gjithashtu se është kontaktuar nga futbollisti i njohur, i cili e uroi për çmimin.
“Ishte mesazh i gjatë dhe i thellë dhe i ndier në zemër. Zlatani është i madh edhe si person. Mentaliteti i tij është krejtësisht ndryshe dhe do ta mbaj mesazhin me vete gjithë jetën. Ishte një mesazh shumë domethënës. E dua Zlatanin”, ka thënë Rushiti për mesazhin e futbollistit të Milanit.
“I am Zlatan”, i cili përshkruan edukimin dhe udhëtimin Ibrahimovic në botën e futbollit, u nominua në gjithsej gjashtë kategori në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Guldbagge”.
revista.one/