(VIDEO) Habit Olta: Luizi do ta fitojë Big Brother-in

(VIDEO) Habit Olta: Luizi do ta fitojë Big Brother-in

January 24, 2023 0

Olta Gixhari së fundmi ka habitur me një deklaratë të saj ndaj këngëtarit, e cila ia pranoi meritat e të bëmave të tij në shtëpinë e famshme.

“Zihem e grihem me Luizin, por ai e meriton finalen. E meriton me gjithë gjërat që ka bërë. Është formati i tillë, bën lëmsh shtëpinë ai, krijon situata. Ai do të fitojë”, është shprehur Olta teksa bisedonte me banorët.

Në sytë e publikut deri më tani protagonistët kryesorë cilësohen këngëtari Luiz Ejlli dhe aktorja Olta Gixhari. Dyshja janë kundërshtarë në lojën e tyre në format dhe ‘sulmet’ ndaj njëri-tjetrit janë të pashmangshme dhe të vazhdueshme.