Gruaja vdes pasi bën vaksinën kineze, në kartelë: “Shkak i panjohur”
April 2, 2021Përcillet për banesën e fundit 74-vjeçarja Donika Banunja. Ajo ndërroi jetë pasi bëro vaksinën anti-Covod. E moshuara vdiq në shtëpinë e saj mbrëmjen e së mërkurës, 10 orë pas kryerjes së vaksinë kineze Sinovaks. Sipas mjekëve, gruaja vuante prej 16-vjetësh nga hipertensioni dhe kurohej rregullisht me medikamente, por nuk kishte asnjë sëmundje tjetër. Çifti i të moshuarve jetonin të vetëm në lagjen “10 Korriku” në Berat pasi fëmijët i kishin emigrantë. Komshinjtë e Donikës, duke shprehur habinë për vdekjen e saj të papritur.
“Vjekje e papritur, shkak i panjohur”, kjo është diangnoza që është shkruar nga mjekja Kamela Musa në kartelën e 74-vjeçares Donika Babunja.
Donika Babunja dhe bashkëshorti i saj Kujtim Banunja, kishin shkuar për të bërë dozën e parë të vaksinës kineze Sinavaks. Ata shkuan mesditën e së martës në Qendrën Shëndetësore nr.2 në lagjen “10 Korriku” në qytetin e Beratit. Mjekja e familjes Kamela Musa ka deklaruar se, disa orë pas keyerjes së vaksinës 74-vjeçarja kishte shfaqur probleme shëndetësore. Ajo kishte pasur dhimbje barku dhe diarre.
Në momentin që ajo ka mbërritur në banesën e Donikës, gjendja e saj nuk ishte shumë kritike.
Donika Babunjës u përkeqësua gjatë natës dhe mjekja u njoftua me telefon nga bashkëshorti i saj, Kujtim Babunja.
“Menjëherë pas telefonatës së Kujtimit unë shkova në banesën e tyre dhe e gjeta Donikën të vdekur dhe pa asnjë parametër jetik”, deklaroi mjekja.
“Duke mos ditur shkakun e vërtetë të vdekjes unë e kam cilësuar “Vdekje e papritur,shkak i panjohur”, ka deklaruar mjekja Kamela Musa.
/revista.one/