Ikën nga Juventus, Cristiano Ronaldo kthehet në klubin që e bëri të madh, Manchester United

Ikën nga Juventus, Cristiano Ronaldo kthehet në klubin që e bëri të madh, Manchester United

August 27, 2021 0

Cristiano Ronaldo ka lënë sot Torinon për të udhëtuar për në Lisbonë, duke shkëputur rrugët me Juventusin.

Ndërkohë, Manchester United e ka konfirmuar marrëveshjen me Juventusin për Critiano Ronaldon.

Klubi i madh anglez i ka gëzuar tifozët e saj me një postim në rrjetet sociale, ku bëhet e ditur se lojtari është rikthyer.

“Manchester United është i kënaqur të konfirmojë se klubi ka arritur marrëveshje me Juventusin për transferimin e Cristiano Ronaldos”.

“Cristiano, pesë herë fitues i Topit të Artë, deri më tani ka fituar mbi 30 trofe të mëdhenj gjatë karrierës së tij, duke përfshirë pesë tituj të Ligës së Kampionëve, katër Kupa të Botës për klubeve (FIFA), shtatë tituj ligash në Angli, Spanjë dhe Itali, dhe  Kampionatin Evropian me Portugalinë”.

“Në herën e parë për Manchester United, ai shënoi 118 gola në 292 ndeshje”.

“Të gjithë në klub mezi presin Cristianon në Manchester”, thuhet në njoftimin e klubit.

Oferta e Manchester United është 15 milionë euro, plus bonuse në vlerë 8 milionë euro.

Portugezi mbetet një nga lojtarët më të mirë në botë edhe pse në moshën 36 vjeçare.

revista.one/