Halit Valteri: Le të jetë kriminel, po më bëri vota i them 100 herë faleminderit

Halit Valteri: Le të jetë kriminel, po më bëri vota i them 100 herë faleminderit

March 11, 2021 0

Deputeti i “Opozitës së Re” por që në 25 Prill garon në listën e PS në Tiranë, Halit Valteri, ka bërë një deklaratë që do të komentohet gjatë.

Sipas tij, nëse edhe një kriminel i garanton vota, ai i është falënderues.

Halit Valteri: Para se të vija në emision më mori dikush. Nuk e njoh fare. Përshëndetje i nderuar! Rri në “Ali Dem”, sinqerisht hë…
Halit Valteri: Po mor po! Ai mund të jetë kriminel, mund të merret me drogë. Ai mund të bëjë çfarë të dojë në këtë jetë por ai nuk e ndan drogën me mua. As nuk më ka shit drogë mua. Ai po më bëri vota, i them 100 herë faleminderit. Mund të jetë çfarë të dojë në këtë botë. Unë i thashë faleminderit, do të të kontaktoj nesër të pimë një kafe. Unë nuk i kërkoj dëshminë e penalitetit në kafe atij robit tani…