Hapet Eurovizioni, shkëlqejnë dy yjet shqiptar Anxhela Peristeri dhe Gjon’s Tears
May 16, 2021Sonte (e diel) po mbahet hapja e “Eurovision 2021”. Në mesin e shumë artistëve u shfaqën edhe Anxhela Peristeri dhe Gjon’s Tears, të cilët do të përfaqësojnë vendet e tyre.
Që të dy në rrjete sociale kanë ndarë postime nga hyrja në kompeticionin muzikor, duke marrë vëmendje me paraqitjen.
Anxhela zgjodhi që të vishet me një fustan të kuq, të cilin e kishte punuar stilisti i njohur, Valdrin Sahiti.
Në përshkrimin e imazhit artistja kishte shprehur kënaqësinë të vishet me një fustan të tillë, pasi ndihet si një ‘mbretëreshë’.
Theksojmë se në ditën e shtatë të provave, Peristeri mori vëmendje të madhe me interpretimin e këngës “Karma”. revista.one/