Helmimi i 3 familjarëve në Lalz, biologu: Disa kërpudha e japin efektin pas disa ditësh, s’ka shpëtim
May 9, 2021Kërpudhat e pangrënshme dhe helmuese sipas biologut Artan Trebicka janë shkaktar i vdekjes se tre familjareve nga Kosova. Gjilani, Elfete, Afrim e Ferzinaze Haliti, duket se nuk kanë qenë njohës të mirë të tyre.
Biologu Trebicka tha per Report TV, se kërpudhat mund të dallohen nga pamja nëse janë të ngrënshme ose jo, por për ti kuptuar duhet të jesh një njohës i mirë i tyre. Në një shportë me kërpudha sikur njëra prej tyre të jetë helmuese, sipas biologut, mund të vdesë e gjithë familja. Rrezikshmëria thotë Trebicka, varet nga lloji i kërpudhës pasi ka dhe nga ato që shkaktojnë dhimbje vdekjeprurëse.
“Kërpudhat janë të llojeve të ndryshme disa të ngrënshme dhe kultivohen nga njeriu dhe një pjesë janë helmuese. Shkalla e toksitetit është e ndryshme. Ka shumë raste në botë që një shportë me kërpudha njëra të jetë helmuese mund të vdesë e gjithë familja. Ata ndryshojnë nga pamja.
Më ka rastisur të mbledh kërpudha me disa miq dhe ata kishin një libër me të gjitha pamjet e kërpudhave dhe e kërkonin në libër nëse mund të mblidhet ose jo sepse janë shumë të rrezikshme dhe varet rrezikshmëria nga lloji i kërpudhës. Ka nga ato që shkaktojnë dhimbje vdekjeprurëse. Duhet të jesh njohës i mirë që të marrësh kërpudha dhe smund të marrësh kërpudha që shiten vetëm në pazar”, tha ai.
Kërpudhat ndodhen gjithandej por kryesisht dalin në pranverë dhe vjeshtë tha bilologu. Sipas Trebickës familja nga Gjilani duke mos i njohur kërpudhat kanë menduar se janë të ngrënshme. Sipas tij efekti i kërpudhës helmuese nuk jepet brenda ditës, pasi ka dhe nga ato që e japin pas disa ditësh pasi të kenë shkatërruar organet si mëlçia dhe veshka. Pa pasur një simptomë biologu shton se pasi i kanë shkatërruar organet, kërpudhat të çojnë drejt vdekjes së sigurtë.
“Ndodhen gjithandej dalin në pranverë dhe në vjeshtë. Ka kërpudha që janë të ngjashme me kërpudha që janë të ngrënshme aq më tepër kur njerëzit si njohin fare as të ngrënshme dhe të pangrënshme, unë mendoj se ata duke mos njohur kërpudhat kanë menduar se janë kërpudha të ngrënshme. Efekti që shkakton helmi i kërpudhës nuk është e thënë se është brenda ditës. Ka nga ata që e japin efektin pas didsa ditësh. Kanë vepruar në organe në mëlçi dhe veshka dhe kur shkon për tu kuruar ska asnjë mundësi sepse organet janë shkatërruar.
Shpesh ato godasin organet dhe sidomos mëlçinë. Metabolizohen të gjithë substancat e organizmit. Pa pasur një simptomë mëlçinë e kanë dëmtuar dhe e kanë nxjerrë jashtë përdorimit dhe të çojnë drejt vdekjes së sigurtë. Efektin e bëjnë në organe pa të shkaktuar ndonjë simptomë që lidhet me të vjella apo procese të këtij lloji që vijnë nga ushqimet”, tha ai.
Në disa raste nuk ka dhe kurim pasi kërpudhat shton Trebicka, i japin simptomat kur njerëzit janë në shkallën e fundit. Referuar rastit në Gjirin e Lalzit, biologu tha se nëse familjarët do u kenë thënë mjekëve se janë helmuar nga kërpudhat, gjërat mund të kishin shkuar ndryshe.
“Unë jam në dijeni dhe të rasteve të tjera. Po flas në itali që ka vdekur një familje e tërë nga mbledhja e një shporte me kërpudha ku vetëm një prej tyre ishte vdekjeprurëse. Vetëm një kërpudhë ishte vdekjeprurëse. Nuk është thjesht çështje mjekimi por fakti që ky është një helm që smund të shërohet po pastaj varet dhe në çfarë dite ke shkuar në spital. Dhe çfarë kërpudhe merr. Njerëzit shkojnë në spital kur shfaqen ato simptoma që mund të jenë në gjendje të fundit. Atëherë edhe spitali e ka të vështirë, duhet shtuar dhe fakti se në spital mbase se dinin që ata kanë ngrënë kërpudha. Nëse pacientët u kanë thënë se kanë ngrënë kërpudha situata mund të ketë shkuar ndryshe. Janë raste të rënda, mjeku pa patur njoftim si është shkaktuar helmimi smund të jetë në gjendje të shërojë pacientin, këto raste njihen në të gjithë botën”, shtoi ai.